Shqiperi Jep doreheqjen anetari i Gjykates Kushtetuese Plloi
Ne Shqiperi anetari i Gjykates Kushtetuese Petrit Plloi dha sot doreheqjen duke kundershtuar zgjatjen e gjate te mandatit te tij i cila ka perfunduar prej gati dy vjetesh. Parlamenti bllokoi zevendesimin e tre anetarve e po ashtu dhe vete gjykata kushtetuese e konfirmoi kete qendrim pak dite me pare. Por zoti Plloi e konsideron kete si nje cenim te rende te legjitimitetit te Gjykates Kushtetuese. Zevendesimi i tij tani pritet te hape debate mbi proceduren qe do te ndiqet dhe mandatin e pasuesit te zotit Plloi.
Anetari i Gjykates kushtetuese Petrit Plloi eshte nje nga tre anetaret e kesaj gjykate te cileve mandati 9 vjear u ka perfunduar prej shume kohesh. Ne rastin e zotit Plloi qe prej majit te vitit 2010.
Vitin e kaluar presidenti Bamir Topi dekretoi emrat per zevendesuesit e tyre. Por parlamenti vendosi te mos i marre ne konsiderate duke qene se kish emeruar me pare tre anetare te tjere te rinj duke shpjeguar se keshtu do te behej rotacioni normal i parashikuar cdo tre vjet per nje te treten e anetareve te saj. Kete arsyetim e pranoi edhe vete gjykata kushtetuese pas kerkeses per interpretim te paraqitur nga presidenti Topi duke fiksuar se per tre anetaret pa mandat zevendesimi do te behej ne prill te vitit te ardhshem.
Tre nga 9 anetaret votuan kunder kesaj zgjidhjeje dhe zoti Plloi ishte nje prej tyre. Akti i tij i sotem eshte qarte nje shenje mospajtimi edhe me kete vendim.
Ne tekstin e tij te doreheqjes mesohet te jete shprehur se mandati mund te zgjase per nje kohe te arsyeshme sic parashikon Kushtetuta deri ne ardhjen e pasardhesit porse nuk mund te jete aq e gjate sa te perbeje nje konsumim te nje pjese substanciale te nje mandati te dyte 9 vjear si po ndodh ne rastin ne fjale mesohet te kete saktesuar zoti Plloi sipas te cilit kjo situate e bllokimit te procedures se emerimit te gjyqtarit zevendesues cenon rende legjitimitetin e Gjykates Kushtetuese.
Sipas burimeve nga gjykata kushtetuese gjyqtari Plloci ka shpjeguar se shpreson qe doreheqja e tij te sherbeje si nxitje per gjetjen e nje zgjidhjeje kushtetuese te problemit.
Largimi i zotit Plloi pritet te hape debate te reja. Se pari gjykata kushtetuese eshte e detyruar te kerkoje zevendsimin e tij sa me te shpejte duke qene se vetem me 8 anetare rrezikohet vendimmarrja e Gjykates pasi anetaret e saj mund te ndahen ne menyre te barabarte ne interpretimin e nje eshtjeje.
Nga ana tjeter mbetet per tu pare se si do te veproje parlamenti nese do te kerkoje nje emer te ri nga presidenti apo do te perzgjedhje nje nga tre emrat qe jane te dekretuar tashme. Por edhe ne kete rast ngrihet pyetja se mbi cbaze te beje perzgjedhjen. Gjithashtu duket se do te jete e debatueshme edhe eshtja e mandatit te zevendesuesit nese ai do te kete nje mandat te plote 9 vjear apo do te plotesoje vetem pjesen e mbetur nga mandati i shtyre i zotit Plloi deri ne prill te vitit te ardhshem.