Takimet për President, Nano i nis me Metën: Me Ramën në fillim të javës
TIRANË- “Partia e Metës është për integrim, unë dua ta nis me integrimin”, deklaroi ish- kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano, kandidati i vetëshpallur për president.
Ish-lideri i së majtës Fatos Nano, pas vetëshpalljes të kandidaturës së tij për president, ashtu sic e kishte paralajmëruar një ditë më parë, nisi sot turin e takimeve. Zgjedhja, kreu i LSI-së Ilir Meta që iu përgjigj pozitivisht ftesës për takim me Nanon. Takimi nisi pasditen e sotme rreth orës 17:00, tek Hotel Rogner, pak metra larg Kryeministrisë. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilri Meta mbërriti i pari në takim (rreth orës 17:00), ndërkohë pak minuta më pas mberriti edhe Nano.
Në një prononcim për mediat pas përfundimit të takimit me Metën, i cili zgjati për rreth 1 orë e 45 minuta, deklaroi se me Metën i lidh platforma e axhendës së integrimit.
“Kam deklaruar dhe publikisht, sot nisa dhe turin e konsultave me përfaqësuesit e partive parlamentare, për kocidencë që nisi me zotin Meta që ka integrimin prioritet në programin e tij, jemi duke identifikuar me pjekuri dhe qetësi mundësitë që ekzistojnë për të ndërtuar një proces konsensual, që do ishte me përputhjet që unë kam për axhendën aktuale të integrimit të Shqipërisë, në përmbajtjen dhe simbolikën e 100 vjetorit të Pavarësisë, dhe kemi kuptuar dhe me zotin Meta që një politikë me konsesuale me integrimin të ishin drejt një produkti më të mirë në implementimin e strategjive dhe reformave për integrim dhe do të vijojmë sëbashku ecurinë e procesit. Me Ilir Metën na lidh një histori e gjatë bashkëjetese dhe bashkëpunimi dhe për fatin tim dhe tonin partia e tij është për integrim. Unë dua ta nis me integrimin- ”,- deklaroi Nano.
Duke i’u referuar deklaratave të bëra sot nga kryeministri Berisha, se PD do ketë kandidatin e saj për presidenti, Nano u shpreh: “Bën mirë që nuk sposton axhendën e shpallur për pastrimin e Shqipërisë për ndotjen dhe mesa kuptova unë nuk bëj pjesë në ndotje”,- u shpreh Nano, i cili bëri me dije se javën tjetër pret të kreun e PS-së Edi Rama.
Meta
Pas takimit me rëndësi të madhe është pritur fjala e kreut të LSI, Ilir Meta. I pyetur se, a e pranon kandidaturën e Nanos për President dhe se cfarë dialoguan palët sot mes tyre, z Meta nuk pohoi, por as mohoi mbështetjen për kandidaturën e tij në zgjedhjet e ardhëshme Presidenciale.
Ne fjalen e tij per mediat Meta tha; “Në këtë drejtim mund të theksoj se unë vlerësoj mesazhet e tij konstruktive, në rradhë të parë për ti shërbyer një procesi çtensionues. Pavarësisht nga diagrama e raporteve të mia me zotin Nano ai ka dhënë eksperiencën e tij për çtensionimet në momente serioze. Duhet të vlerësojmë se është politikan me eksperiencë që ka dhënë kontribut. Ai është një politikan që i ka shërbyer rrotacionit politik. Mbetet i rëndësishëm kontributi i tij për ti shërbyer procesit të Bashkimit Europian. Duhet të përfundojë reforma zgjedhore, reforma parlamentare dhe të gjithë reformat e tjera. Është garanci për të qenë në dialog me z Nano, si një politikan i njohur i cili sikurse e dini ka afirmuar dhe vullnetin e tij për të kontribuar si kandidat për president”.
Por, sic theksoi Meta, rëndësi në gjithë garën për president nuk ka emri, por procesi i zgjedhjes.
“Më i rëndësishëm se emri i presidentit është procesi, klima politike, që ka nevojë të detoksitohet cdo ditë. Presidenti nuk duhet për t’u vënë në funksion të një pale apo një pale tjetër, dua të shpreh dhe bindjen time dhe të LSI se institucioni i presidentit nuk duhet kupuar si një llogore më shumë e njërës palë ndaj një pale tjetër dhe nuk i jep presidentit atë mundësi që roli i tij të jetë ai që presim të gjithë”.
Ky është takimi i parë që Nano zhvillon pas vetëshpalljes për postin e kreut të shtetit.
Ish-kryetari socialist, Fatos Nano shpalli dje publikisht kandidimin e tij, për postin e Presidentit. Nano deklaroi mbrëmjen e te enjtes, se do të paraqitet si kandidaturë në zgjedhjet presidenciale me një platformë konkrete dhe një vizion të qartë që i shërben procesit integrues të vendit. I ftuar në një emision televiziv, Nano tha se, "nuk jam kandidati më i rëndësishëm për Shqipërinë në 2012, vetë Shqipëria është kandidate shumë e rëndësishme për të fituar statusin e merituar për BE, me procesin e zgjedhjes së Presidentit".
Duke pranuar se do të dialogojë me të gjitha palët e politikës për mbështetjen e kandidaturës së tij, Nano tha se do të takohet edhe me kryeministrin Berisha, edhe me kreun e PS-së, Edi Rama,por edhe me të gjithë krerët e partive të tjera parlamentare për të kërkuar mbështetjen si kandidat konsensual. "Në raport me pamjen tradicionale të garave elektorale dhe fushatave që jemi mësuar në të kaluarën, meqënëse publiku më njeh si figurë, këtë herë kam preferuar të negocioj dhe të paraqesë nga afër për faktorët politik relevant, konceptin, vizionin dhe platformën me të cilin dua të shërbejë", -deklaroi Nano.
(el.me/d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Nano president? Berisha: Kandidati do jetë nga PD Nano: Ofrohem në garën për President, pres të flas me Ramën e Berishën