Durrës, pranga 4 personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar
DURRËS- Arrestohen në Durrës 4 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane. Andi Agasi ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi rezulton i dënuar në Itali me 20 vjet për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik ndërkombëtar droge.
Akuza për shfrytezim prostitucioni ka vënë në pranga dhe 3 të tjerë për të cilët drejtësia italiane kishte lëshuar urdhërarrestet, konkretisht Gëzim Lila 46-vjec, Roland Domin 42-vjec dhe Ilir Dervishin 40-vjec.
Dënimi maksimal që mund të jepet nga gjykata italiane për secilin prej 3 të kërkuarve është 15 vjet burg.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)