E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlusconi: Mbrëmjet ishin vetëm konkurse komike të stilit kabare

MILANO - Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, i cili ishte i pranishëm për herë të parë sot në Milano në një seancë të procesit gjyqësor, "Rubygate", konsideroi se mbrëmjet e karakterizuara si orgji të organizuara në shtëpinë e tij ishin vetëm konkurse komike, të stilit kabare.

Manjati i televizioneve, i akuzuar në procesin "Rubygate" për pagesën e shërbimeve seksuale të një minoreneje me origjinë marokene, me pseudonimin Ruby dhe për abuzim të pushtetit, gjithmonë ka mohuar pjesëmarrjen e tij në festa të shthurrura me prostituta.

"Ishin darka elegante, vajzat e reja trajnoheshin për shfaqje komike në një lokal, që ishte diskoteka e vjetër e fëmijëve të mij në një atmosferë qetësie simpatie dhe entuziazmi", deklaroi ai gjatë një pushimi të procesit gjyqësor, të filluar që prej muajit prill të vitit 2011 dhe në të cilin ai merrte pjesë për herë të parë.
Ai tha se erdhi për të marrë pjesë në këtë komedi, një operacion i madh shpifës mediatik, duke e cilësuar gjykimin kundër tij si një proces të panevojshëm dhe si skandaloz përdorimin e parave publike për ta financuar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›