E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri: KQZ sërish në qendër të kritikave të socialistëve

Në Shqipëri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u vu sot sërish në qendër të kritikave të Partisë Socialiste, pasi mori në shqyrtim një ankesë të Partisë së Drejtësisë për Integrim, pjesë e koalicionit të Partisë Demokratike, e cila humbi një mandat në Fier, pas numërimit të votave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. 

Kryesocialisti, Edi Rama, e etiketoi komisionin si një vegël qorre në duart e Kryeministrit Sali Berisha. 

Por zëdhënësja e Partisë Demokratike në reagimin e saj foli për kërcënime dhe trysni të kryetarit socialist ndaj institucioneve zgjedhore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›