E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: Kolegji zgjedhor të udhëhiqet vetëm nga ligji

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi nga Kolegji Zgjedhor të udhëhiqet vetëm nga ligji.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, tha sot gjatë një konference për shtyp se, “ rezultatet e zgjedhjeve të 28 qershorit janë drejtë përfundimit dhe ne i kërkojmë Kolegjit Zgjedhor që në veprimatrinë e tij të udhëhiqet nga vetëm ligji dhe Kodi Zgjedhor. Pavarësisht rezervat që LSI ka për zgjedhjet dhe standartet e tyre, ne i kemi respektuar insticionet që ngarkon ligji si KQZ-në ashtu edhe Kolegjin Zgjedhor”. u shpreh Vasili. Sipas tij, “ këto institucione janë ndërtuar nëpërmjet konsensusit të gjerë të PD-së dhe PS-së dhe duhen respektuar me qetësi si funksionimi ,ashtu edhe vendimet e tyre”. Ai u ndal gjithashtu edhe te negociatat mes PD-LSI duke u shprehur se, “këto të fundit nuk do të fillojnë përpara muajit gusht”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›