PD: Rama le të dërgojë për ndjekje penale komisionerët e tij. Ata kanë firmosur të gjithë

Partia Demokratike në një deklaratë të saj është shprehur se të gjithë tabelat e rezultateve të rretheve Berat, shkodër dhe Tiranë janë të firmosura nga të gjithë përfaqësuesit e PS-së në komision dhe se Rama le të merret së pari me komisionerët e tij e më pas të bëjë deklarat si ajo e ditës së sotme. Por Partia Demokratike nga ka ngurruar t’i kujtojë Ramës se janë pikërisjht ministrat socialistë ata që kanë hartuar dosje për vetë kryetarin e tyre. Në fund PD me anë të kësaj deklarate i ka bërë thirrje edhe një herë Edi Ramës të heqë dorë nga presionet ndaj institucioeneve shtetërore. Ndërkohë deklarata e sotme e Edi Ramës është e disa e llojit kërcë3nues për institucioenet e paravarura në vend.
Deklarata e plotë
Sot Edi Rama, duke u përpjekur të fshehë humbjen, vazhdoi serialin e tij të shumtuar të përsëritur ndaj Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe Kolegjit Zgjedhor.
Lidhur me këto sulme të përsëritura të tij Partia Demokratike deklaron edhe një herë:
Se të gjitha procesverbalet dhe tabelat e rezultateve të rretheve, Beratit, Shkodrës dhe Tiranës kanë firmat e të gjithë komisionerëve të PS të të gjitha niveleve, pa asnjë shënim apo vërjejtje të vecantë.
Rama që nuk i beson dot as këmishës së tij është e natyrshme që nuk ka se si ti besojë firmave të tyre.
Partia Demokratike nuk ndërhyn në problemet e brendëshme të Partisë Socialiste edhe në rast se Rama padit në Gjykatë individualisht apo kolektivisht komisionerët dhe vëzhguesit e Partisë së tij.
Lidhur me sulmet e Edi Ramës ndaj kryetarit të KQZ-së Z.Ristani, i cili ka kryer me integrit të lartë detyrën e besuar, informojmë opinionin publik se midis 3 kandidaturave të paraqitura nga PD për këtë post është Edi Rama që ra dakord për z.Ristani, ndaj dhe sulmet e tij nuk janë tjetër vecse një rrugacëri dhe paftyrësi politike.
I kujtojmë z.Rama ndonëse ai është sot në krye të PS se dosjet e korrupsionit të tij të hartuara nga ministrat e PS dhe që janë sot eksponent kryesor të kësaj Partie gjënden në Prokurori.
Lidhur me mandatin e 9 të Fierit të cilin PS ia mori PDI sqarojmë edhe një herë pozicionin tonë.
Numërimi i votave në 2 qëndrat e Libofshit është bërë në mungesë të komisionerëve dhe vëzhguesve të PD e PDI. Numërimi është bërë vetëm nga komisioneri socialist, I njohur si hajduti, që për të vjedhur shfrytëzoi errësirën dhe që fiku kamerat e filmimit të votave.
Vendimi I KQZ për tja kaluar mandatin e PDI Partisë Socialiste kundërshtohet nga kjo parti dhe mbështetet dhe do të mbështetet nga Partia Demokratike.
Le të shpresojmë dhe besojmë se Kolegji Zgjedhor mbi bazën e një gjykimi objektiv e të paanshëm do të marrë vendimet e drejta ligjore.
E përsërisim edhe një herë dhe I bëjmë thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga presionet kërcënimet dhe shpifjet ndaj institucioneve vendimmarrëse për procesin zgjedhor.
...