E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-Kinë, marrëveshje 4-vjeçare në shëndetësi

Për 4 vjet, qytetarët shqiptar do të kënë garancinë e mjekësisë kineze për përmirësimin e disa nga shërbimet mjekësore. Ekspertë mjekësor nga Kina do të nisin konsultat dhe trajnime e bluzave të bardha në Shqipëri për diagnostikimin dhe njohjen e patologjive të reja.

Gjithashtu auoritetet shëndetësore kineze do të asitojnë në vend në medikamente dhe aparatura të nevojshme për trajtimin e të sëmurve. Për këtë çështje, Ministria e Shëndetësisë shqiptare dhe ajo kineze firmosën marrëveshje bashkëpunimi. Nga ana e tij kreu i shëndetësisë tha se eksperenca kineze i duhet mjekësisë shqiptare.
 

Ndërsa nga ana e tij, Chen Ciao Hon, zv ministri i shëndetësisë kineze tha se ndihma do të jetë në ilaçe në klinikat dhe spitalet duke marrë në konsideratë reformën mjekësore në Shqipëri dhe nevojën e furnizimit me barna.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›