Shqiperi-Kosove bashkepunim ne shendetesi
Kosova dhe Shqipëria intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë. Ekipet mjekësore nga Shqipëria do të jenë në gjendje të kryejnë operime në Kosovë përkatësisht në ato fusha ku mungojnë disa shërbime.
Kardio-kirurgjia, Onkologjia dhe Neurokirurgjia janë fushat në të cilat Shqipëria përmes ekipeve mjekësore pritet të jap kontribut në shëndetësinë kosovare. Ne Prishtinë gjate një takimi me homologun e tij kosovar Ferid Agani ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo garantoi se së shpejti do të nis puna.
Ndërkaq Ministri i Shëndetësisë kosovare, Ferid Agani konsideron se investimet dhe reforma në shëndetësi do të japin një zhvillim pozitiv duke shtuar kështu edhe shërbimet shëndetësore për qytetarë.
Ministri Tavo gjatë vizitës së tij në Kosovë, u shpreh i gatshëm që nga viti i ardhshëm të jap edhe disa specializime për kuadrin mjekësor. Në vijim të vizitës ministri Tavo ka qëndruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.