Ministri i Bujqesise viziton fermat e shpendeve ne zonen e Baldushkut
Deklaratat abuzive për importet dhe eksportet blegtorale vijnë ose nga një njeri i paditur në këtë fushë, ose nga një keqdashës. Këtë ka lënë të kuptojë ministri i Bujqësisë, Genc Ruli gjatë bisedës së bërë me fermerët në zonën e Baldushkut. Duke parë nga afër fermat ku mbarështohen shpendët, kryesisht pulat e detit, ministri Ruli bëri me dije dhe të dhënat më të fundit në prodhim, import dhe eksporte blegtorale. Sipas tij, deklaratat e kryetarit te Partisë Socialiste, nuk janë të vërteta, kur ai thotë se raporti i eksport- importeve në këtë fushë, eshte 1 me dhjetë.
Sipas ministrit Ruli, është pozitive që prodhimi në vend po vjen në rritje dhe po të shohim dhe importin nga viti në vit ka filluar duke u ulur.
Duke u ndalur në detajet për zonën e Baldushkut, ministri shprehur kënaqësinë që fermerët në këto vite janë orientuar drejt në investimet dhe shfrytëzimin e potencialeve bujqësore e blegtorale, çka ka bërë që ata të jenë të suksesshëm në shitje e fitime.