Haxhinasto e Sequi ne konferencen Konkurrenca motor i rritjes

Gjate viteve te fundit Shqipëria e ka përshtatur gjithnjë dhe me shume legjislacionit me ate të Bashkimin Evropia qe është një legjislacion qe siguron konkurrence, barazi dhe liri tregu. Është shume e rëndësishme qe ne këtë periudhe ku shume vende janë ne vështirësi ekonomike te sigurohet një konkurrence e larte ne treg. Kjo ndihmon ekonominë e vendit,bizneset,apo dhe qytetaret.
Ndihma shtetërore sipas ministrit te Ekonomisë Edmond Haxhinasto është e nevojshme ne përforcimin e rregullave qe sigurojnë konkurrence te ndershme ne treg.
Drejtoresha e Autoriteti i Konkurrencës, institucionit qe mbikëqyr ecurinë tregut tha se asnjë biznes nuk do lejohet te operoje ne mënyrë te pandershme ne treg.
Bashkimi Evropian ka financuar 1 milionë euro ne projektin e binjakëzimit te legjislacionit shqiptar me atë evropian. Ky projekt synon vendosjen e rregullave te barabarta qe sigurojnë konkurrencë te ndershme ne treg.