Shqiperi-Kosove, shkembimet tregtare te uleta

Edhe pas shpalljes se pavaresise, shkembimet tregtare mes Shqiperise dhe Kosoves mbeten ne nivele shume te uleta. Serbia dhe Maqedonia vazhdojne ende te jene partneret kryesore te Kosoves.
Kryetari i Dhomes se Tregtise se Kosoves, duke folur per Top Channel thote se eshte i nevojshem nje impuls i ri tregtar mes Shqiperise dhe Kosoves.
“Shkembimi tregtar mes dy vendeve eshte ne nivele shume te uleta. Kjo pasi oferta e Kosoves ne fushen e eksporteve eshte e ulet dhe jane te pakta produktet qe ne mund te ofrojme. Eshte i nevojshem nje impuls i ri tregtar”, shprehet Besim Beqaj.
Hekuri, mishi dhe disa produkte ushqimore jane te vetmet mallra qe shkembehen mes dy vendeve. Ekspertet parashikojne se gjendja do te mbetet e njejte derisa te mbaroje ndertimi i rruges Durres-Morine.