Rama: Duhen ndryshime radikale ne arsim

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama gjate nje vizite ne Gjirokaster paralajmeroi nje operacion radikal ne sistemin arsimor per te permiresuar si infrastrukturen, ashtu edhe cilesine e mesimdhenies.
“Ne nuk jemi indiferent perballe kesaj gjendjeje qe kerkon operacione radikale, transformime radikale dhe permbysje radikale per te mos lene qe me te miret ta braktisin Shqiperine”, ka deklaruar Rama.
Ai ka premtuar se nese ne zgjedhjet e ardhshme PS vjen ne pushtet, do t’i kushtoje perparesi te vecante sektorit te arsimit.
“Cfare arsimi mund te kemi ne kur s’ka konkurrence dhe s’ka merita. Jemi ne kushtet e nje qeverisjeje qe nuk e konsideron prioritet arsimin, por konsideron prioritet shmangien e perballjes se saj me papunesine qe rritet ne Shqiperi”, ka shtuar Rama.