E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-OSBE: Vota te mos preket

Rozeta Rapushi

Nderkombetaret i bene apel dje, partive politike per te zhvilluar zgjedhje sipas standardeve, te lira dhe te ndershme. Si dhe te heqin dore nje here e pergjithmone nga fenomenet e jashteligjshme te votimit familjar apo fotografimit te votes se fshehte. Gjate ceremonise se akreditimit te Monitoruesve te Numerimit Paralel te Votes, ambasadori i SHBA-se, Xhon Uidhers dhe ai i OSBE-se, Robert Bosh, bene kritika te ashpra per te mos ndodhur me fenomene te votimit kolektiv, apo te fotografimit te votes nga zgjedhesit. Fenomene qe sipas tyre, do te demtonin rende zhvillimin e zgjedhjeve demokratike. Duke iu drejtuar direkt zgjedhesve shqiptare, Uidhers u kerkoi atyre qe nese dikush iu ben presion te votojne ne menyre te caktuar, apo te kercenohen qe te fotografojne fleten e votimit, te raportojne menjehere per keto veprime te paligjshme. "Nese dikush ju kerkon qe te bleje voten tuaj, ju ben presion qe te votoni ne nje menyre te caktuar, perpiqet t'ju frikesoje duke ju kercenuar me vendin e punes, ju kerkon qe ju te fotografoni fleten e votimit qe ai ta di se si ju votuat, ju lutem dijeni qe te gjitha keto veprime jane te paligjshme dhe raportojini ato tek vezhguesit", kerkoi Uidhers. Ai beri te qarte se komuniteti nderkombetar dhe SHBA, do te jete duke vezhguar dhe Shqiperia duhet te tregoje se eshte shkeputur nje here e pergjithmone nga keto praktika te se shkuares. "Vota eshte e drejta e shenjte e demokracise, eshte privilegji i lirise. Mos ia lejoni kerkujt qe te marre kete te drejte nga ju. Ndersa futeni ne qendrat e votimit ne 28 qershor mos harroni: Amerika eshte ne krahun tuaj, Amerika ju mbeshtet. Votoni ne paqe, ne liri dhe pa frike", tha Uidhers. I cili teksa eshte shprehur se asnjehere nuk ka pasur zgjedhje te mira, kerkoi qe praktikat manipuluese te se kaluares te mos perseritet me. Ndersa Ambasadori i OSBE-se, Robert Bosh, u beri thirrje partive politike qe te jene te ndergjegjshme per faktin se ato kane nje rol kyc ne garantimin, qe dita e diel te jete sukses per Shqiperine. "E pra, le te mos kete me probleme, te mos kete me justifikime e as shfajesime per deshtimet e se kaluares. Kesaj radhe, keto zgjedhje do te duhet te funksionojne. Kjo do te thote qe dialogu publik, te mbetet i qete dhe i arsyeshem. Mbi te gjitha, kjo do te thote qe gjithe votuesit te lejohen te shkojne ne kutine e votimit te lire, ne menyre qe ata te votojne ne menyre te fshehte dhe te pavarur per kedo qe deshirojne", u shpreh Bosh. Sipas tij, cdo zgjedhes duhet te ushtroje te drejten e tij te votes, ne menyre te fshehte dhe pa asnje presion te jashtem. Ambasadori, tha se zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, duhet te hapin nje kapitull te ri ne zhvillimin demokratik te vendit. Nje kapitull i tille, sipas Bosh, mund te hapet vetem me zgjedhje te lira, pa histori votimesh familjare, apo episode ku votuesit instruktohen qe te perdorin kamera celularesh, per te regjistruar voten e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›