E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-Kosovëpatrullim i përbashkëtpër sezonin turistik

KUKES- Nënshkruhet në Morinë të Kukësit marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës patrullimin e përbashkët të të gjitha akseve rrugore gjatë sezonit turistik.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar sot nga drejtorët e përgjithshëm të policive të Shqipërisë dhe Kosovës, në prani të ministrave të Brendshëm Basha dhe Rexhepi, shërbimet policore rrugore të dy vendeve do të konsolidojnë edhe më tej bashkëpunimin gjatë sezonit turistik, për të kontrolluar sigurinë rrugore dhe parandaluar kundravajtjet administrative në akset kryesore rrugore që lidhin të dy vendet.

Patrullimet e përbashkëta të punonjësve të policisë rrugore të Shqipërisë dhe Kosovës do të organizohen e zbatohen sipas një plani të përbashkët masash dhe do të kryhen me mjetet e Policisë së Shtetit. Patrullimet e përbashkëta nisën sot, menjëherë pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›