E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, 10 viktima nga moti i keq


Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut qe kanë prekur Francën, kryesisht në zonën juglindore. Sipas burimeve mediatike, në fillimjavë janë regjistruar nga 40 deri në 80 mm shi. Skuadrat e zjarrfiëksave kanë mundur të asistojnë brenda pak orësh, të paktën 600 persona, të ndihmuar edhe nga mijëra persona të departamenteve të tejra të ndihmës së shpejtë, ku janë përfshirë edhe ndihmat nga ajri, me tetë helikopterë. Nga reshjet janë dëmtuar edhe linjat e energjisë elektrike dhe për pasojë janë prekur rreth 200 000 shtëpi. Reshjet kanë dëmtuar edhe linjat hekurudhore dhe segmente rrugore ndërsa është bllokuar totalisht qarkullimi i trenave nga Nisa në Tolone. Nga moti i keq, është mbyllur edhe aeroporti i Hyeres-Tolone. Sipas parashikimeve të motit, bëhet me dije se reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë orëve të fundit në të tjera rajone të jug lindjes së Francës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›