E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-Mali i Zi, nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunimin kulturor

Shqipëria dhe Mali i Zi kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim kulturor midis dy vendeve. Marrëveshja është nënshkruar nga ministri shqiptar i Kulturës Ferdinand Xhaferri, dhe homologut të tij malazez Branislav Micunovic. Bashkëpunimi kulturor do të shërbejë si një shkëmbim përvojash midis dy vendeve. Sipas Xhaferrit marrëveshja do i shërbejë edhe zhvillimit të turizmit, prijoritet ky i qeverisë sonë. Edhe vetë ministri malazez Mikunovic ka vlerësuar këtë marrëveshje duke e parë si një rast për vazhdimin dhe bashkëpunimin e mëtejshëm midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Kjo marrëveshje është projekti bazë i bashkpunimit kulturor midis dy vendeve. Gjatë nënshkrimit të saj dy ministrat kanë rënë dakord që takimin e radhës ta bëjnë në janar të 2010-ës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›