E Diel, 1 Nëntor 2026

Japonia,5 mld dollarë ndihmë Afganistanit

Qeveria e Japonisë ka premtuar pesë miliardë dollarë ndihma për Afganistanin gjatë pesë vjetëve të ardhshme.

Ky vendim merret pak ditë para se presidenti amerikan, Barack Obama të vizitojë Tokion.

Që nga ardhja në pushtet në shtator, qeveria japoneze e qendrës së majtë ka thënë se do ta përmbyllë misionin e saj në Afganistan në mbështetje të forcave të drejtuara nga Amerika.

Por ajo ka paralajmëruar se do të ofronte më shumë ndihma. Pritet që plani japonez i ndihmave të diskutohet me presidentin Obama.

Qeveria e Afganistanit ka punuar për një plan që do t'i ofronte më shumë ndihma afganistanit që nga koha kur njoftoi se do ta përfundonte misionin për të furnizuar me karburante operacionet ushtarake.

Tani është caktuar një shumë prej 5 miliardë dollarësh ndihma gjatë pesë vjetëve të ardhshme.

Kjo shumë me gjasë do të përdoret për trajnime për vende pune, për të ndihmuar ri-integrimin në shoqëri të luftëtarëve talibanë dhe për zhvillimin e infrastrukturës dhe bujqësisë.

Kryeministri Yukio Hatoyama pritet të diskutojë hollësirat me presidentin amerikan, Barack Obama kur ai të vizitojë Japoninë të premten.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›