Tahiri: Fusnota është si fjollë bore, do shkrihet

Edita Tahiri
Shefja e përfaqësimit të Kosovës në negociatat me Serbinë Edita Tahiri ka folur për herë të parë për marrëveshjen e arritur sot. Sipas saj, shënimin në emrin e Kosovës mund të hiqet me kalimin e kohës. Ajo fusnotë është si fjollë bore, do të shkrihet me kalimin e dimrit, ka thënë Tahiri.
Kryenegociatorja kosovare ka thënë se sot është arritur marrëveshje me rëndësi historike, sepse me të hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet Kosovë-BE. Ajo ka thënë se Kosova do të përfaqësohet në forumet rajonale si të gjithë shtetet e tjera. Madje, sipas Tahirit Serbia de facto e ka njohur pavarësinë e Kosovës sot me marrëveshjen për kufijtë, sepse kjo ndodhë vetëm mes shteteve të pavarura.
Nga sot, Kosova do të përfaqësohet njësoj si të gjitha shtetet e rajonit dhe ajo çfarë është më e rëndësishme është se Kosova do të mund të nënshkruajë vetë marrëveshje. Nuk ka më nevojë për UNMIK-un, ka thënë Tahiri në Bruksel. /F.S/