E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi Megjithe disa probleme procesi zgjedhor po ecen normalisht

Sipas Komisionit Qendror te Zgjedhjeve procesi zgjedhor ne Shqiperi ne teresi po ecen normalisht dhe aty ku kane dale probleme eshte bere nderhyrja per ti zgjidhur. Sipas KQZ-se kane dale disa probleme teknike si ndonje vonese ne hapjen e qendres se votimeve ka pasur pasaktesi ne fletet e votimit ka ankesa per cilesine e ngjyruesit te sigurise apo diku jane demtuar kutite gjate transportit.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift

Inspektoret e Komisionit kane nderhyre per te normalizuar situaten. Ne mbledhjen e KQZ-se ishte dhe kryetari i delegacionit te Parlamentit Evropian Eduard Kukan i cili se bashku me afer 590 vezhgues te huaj jane shperndare ne te gjithe vendin per monitorimin e procesit zgjedhor dhe ate te numerimit qe nis pas ores 19.00 te mbremjes se te dieles.

Presidenti Bamir Topi votoi ne ambjentet e nje shkolle ne Tirane. Kreu i shtetit beri thirrje per pjesmarrje masive ne votimet lokale. Deshiroj tu them te gjithe bashkeqytetareve te mi te gjithe bashkeatdhetareve qe ta shfrytezojne kete dite eshte dita e tyre kane nje vote ate ta japin aty ku ata mendojne. Sepse duke votuar sot ata votojne per dinjitetin e tyre per prestigjin e tyre.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift

Lenarcic qe drejton misionin me te madh te vezhguesve te huaj ne Shqiperi i pershkroi votimet lokale te kesaj te diele si te rendesishme si tha ai edhe per ambiciet e vendit dhe avancimin demokratik te tij.

Pas nje takimi me ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto drejtori i pergjithshem i ODIHR-it tha se vezhguesit e organizates do te monitorojne jo vetem votimin por dhe numerin e votave deri ne nxjerrjen e rezultateve. Qellimi i ketij vleresimi nuk eshte qe te jape nje gjykim por te jape nje vleresim objektiv te procesit si dhe te punohet me rekomandimet e misionit ne te ardhmen ne menyre qe procesi elektoral ne kete vend te permiresohet akoma me tej.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift

Shefi i delegacionit te Parlamentit Evropian Eduard Kukan vizitoi disa qendra votimi ne kryeqytet dhe ne ambjentet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Sipas tij ne kete proces rendesi ka qe te gjithe politikanet komisioneret te merren me mbarevajtjen e ketyre zgjedhjeve. Sepse populli shqiptar meriton nje te ardhme te mire deklaroi te dielen Kukan.

Autor Arben Muka
Redaktor Pandeli Pani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›