Shqiperi PD fton PS te bashkepunoje per reformen zgjedhore

Partia Demokratike ftoi sot Partine Socialiste te opozites qe te nisin bashkepunimin per reformen zgjedhore. Kryeministri Sali Berisha tha se maxhoranca ishte e gatshme qe ti bashkohej nje kerkese te opozites per te marre nje mendim edhe nga Komisioni i Venecias. Opozita socialiste ka deklaruar se ka mbetur e zhgenjyer nga vendimet e Kolegjit Zgjedhor dhe po studion mundesite e ankesave ne institucione te tjera.
Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha ftoi sot kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama qe te nisin bashkepunimin per reformen zgjedhore dhe miratimin e nje serie projekt-ligjesh me 3/5 e votave ne parlament per ti hapur rrugen te ardhmes europiane te vendit. Zoti Berisha tha ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Demokratike se ne kuader te reformes zgjedhore maxhoranca eshte e gatshme ti bashkohet nje nisme te Partise Socialiste per te kerkuar mendimet e Komisionit te Venecias dhe OSBE lidhur me procedurat e zgjedhjeve ne Shqiperi. Zoti Berisha tha se vendimet e Kolegjit Zgjedhor pasuruan doktrinen demokratike te zgjedhjeve shqiptare. Ai tha se sistemi zgjedhor funksionoi por natyrisht ka nevoje te permiresohet me tej.
Partia Socialiste nuk publikoi me vone ndonje deklarate nga perfaqesuesit e saj ndersa qendrimet e opozites jane bere te ditura me heret. Kryetari i kesaj partie Edi Rama dhe politikane te tjere nga grupi i deputeteve jane shprehur te zhgenjyer nga vendimet e Kolegjit Zgjedhor i cili sipas tyre nuk beri drejtesi ne rastin e bashkise se Tiranes dhe se ata tani do te nisin nje aksion te madh popullor per te protestuar. Ata jane shprehur se po studiojne mundesine e nje procesi tjeter ankesash ne Gjykate Kushtetuese prokurori Komision te Venecias apo ndoshta edhe ne Gjykaten e Strasburgut.
Te dyja palet po i lexojne sipas interesave partiake rezultatet e zgjedhjeve vendore ne shkalle vendi ndersa per bashkine e kryeqytetit vazhduan nje fushate 2-mujore me ankesa dhe shpjegime ne Kolegjin Zgjedhor. KQZ pritet te jape mandatet e keshilltareve bashkiake te Tiranes por nese procesi pengohet nga votat e komisionereve te majte ceshtja perseri mund te shkoje ne Kolegj Zgjedhor dhe kryetari i ri bashkise se kryeqytetit Lulezim Basha mund te paraqitet para keshillit te ri bashkiak pas dy javesh te tjera.