Gjykata e Larte rrezon kerkesen e zevendeskryeministrit Meta per pushimin e eshtjes se nisur ndaj tij

Ne Shqiperi Gjykata e larte rrezoi sot kerkesen e zevendeskryeministrit Ilir Meta per pushimin e eshtjes se nisur ndaj tij ne lidhje me videon e publikuar ne fillim te vitit e cila sipas tij nuk mund te merrej si prove. Sipas Gjykates video do te shperbeje si prove nderkohe qe ajo ka hedhur poshte akt eskpertimet e kryera nga eksperte amerikane dhe anglese si dhe deklarimet e ish ministrit te Ekonomise Dritan Prifti. Me vendimin e sotem megjithate zoti Meta do te duhet tani tI nenshtrohet nje gjykimi te rregullt
eshtja e videos ne te cilen ish zevendes kryeministri Ilir Meta shihet te bisedoje me ish ministrin e Ekonomise Dritan Prifti ne zyren e ketij te fundit ludhir me punesime personash dhe licenca ne kembim te ryshfeteve do te ndjeke rrugen normale gjyqesore. Trupa e Gjykates se larte pas me shume se kater oresh vendosi sot ta konsideroje si prove te vlefshme materialin filmik duke rrezuar keshtu edhe kerkesen kryesore te ish zevendeskryeministrit Ilir Meta. Megjithate eshtja duket se eshte zhveshur nga elemente shume te rendesishem te saj.
Gjykata e Larte vendosi te konsideroje te pavlefshem akt ekspertimin e realizuar per llogari te prokuorise nga nje ekspert amerikan I cili vertetoi autenticitetin e materialit filmik si dhe ate te realizuar nga nje tjeter ekspert anglez i cili beri pastrimin e pjeses audio.
Sipas gjykates procedurat e ndjekura nga Prokuroria per realizimin e akt ekspertimeve ishin kryer ne shkelje te legjislacionit shqiptar. Po ashtu edhe deklarimet e zotit Dritan Prifti autor i materialit filmik nuk do te merren parasysh duke qene se ai eshte nen hetim per nje eshtje analoge duke qene se u zbulua nje tjeter material filmik ne te cilen shfaqet ai vete duke biseduar me zevendesministrin Leonard Beqiri mbi perfitime financiare te parregullta qe vijne nga ushtrimi i funksioneve te tyre publike sipas prokurorise. Ne ate materiale ata shfaqen duke ndare mes tyre nje shume parashe prej 70 mije eurosh.
Pas vendimit te sotem mbetet per tu pare nese prokuoria mund ti kerkoje gjykates qe te urdherohet nje tjeter akt ekspertimi.
Javen e shkuar permes avokateve te tij zoti Meta kishte hequr dore nga disa nga eshtjet qe ai kish ankimuar e qe lidheshin me disa procedura te tjera hetimore duke deklaruar se nuk deshironte te evitonte procesin per shkak te eshtjeve proceduriale.