Shqiperi Parlamenti miratoi buxhetin pas nje seance maratone

Parlamenti shqiptar miratoi rreth ores 5.00 te mengjesit te sotem projektbuxhetin e shtetit per vitin 2011 pas 20 ore debatesh te panderprera midis deputeteve demokrate e socialiste.
Ne kete seance maratone ligji i buxhetit u miratua me 74 vota pro dhe nje kunder. Nuk u gjet nje gjuhe e perbashket per te marre edhe votat e opozites por mori vetem votat e shumices.
Ne diskutime moren pjese pothuaj te gjithe deputetet pro dhe kunder buxhetit te ri nje pale duke vleresuar investimet ne infrastrukture tjetra duke kritikuar per mungese transparence dhe realizmi.
Menjehere pas votimit te ligjit te buxhetit parlamenti nisi ne 4.30 nje interpelance te kryeministrit Sali Berisha te kerkuar nga Partia Socialiste.
Presidenti i Shqiperise Bamir Topi u beri thirrje forcave kryesore qe te gjejne kompromisin ne dobi te vendit dhe te bashkepunojne per reformat europiane.
Zoti Topi deklaroi i ftuar ne studiot e tv Klan se ai kishte dhene dhe po jepte ndihmesen e vet per te arritur mirekuptimin dhe per te tejkaluar ngercin politik njevjecar.
shte per te ardhur keq tha ai se reforma zgjedhore po vonohet si heret e tjera ndersa zgjedhjet po afrohen.
Po ndodh ajo qe ka ndodhur edhe here te tjera. Edhe kur kam qene deputet ne parlament kam konstatuar se ne zgjidhjet i bejme ne moment te fundit.
Gjithe reformimet e kodeve zgjedhore marrin nota triumfatore vetem e vetem se behen ne momentin e fundit ne diten e fundit te seances se fundit te legjislatures se parlamentit.
Nje vend i konsoliduar reformat i ben ne kohe dhe pas miratimit te ligjit nis me zbatimin ne kohe te tij. Ne rast se reformat behen me sforco edhe trajtimi behet si ne rastet e urgjencave - tha zoti Topi.
Presidenti Topi u kerkoi partive politike qe te heqin dore nga ideja e bojkotit te zgjedhjeve te majit sepse sipas tij kjo do te ishte nje vendim i pamatur ne dem te demokracise.
Patjeter do te ishte nje humbje shume e madhe per demokracine shqiptare. Do te ishte nje veprim i pamatur per cilindo qe braktis zgjedhjet sepse Shqiperia sot eshte me e monitoruar se kurre pikerisht per shkak te klimes politike.
Une ne cilesine e Presidentit te Republikes do tu bej thirrje qe me ndergjegje te plote dhe me vullnet te mire duhet te ulen dhe tu largohen pozicioneve ekstreme duhet te gjejme pikat e kontaktit. Kjo nuk do te thote qe te unifikojne programet apo interesat por interesi madhor eshte qe te gjejne dialogun te gjejne mundesine e modifikimit te kodit dhe patjeter te futen ne zgjedhje duke garantuar pastaj edhe cilesine e zgjedhjeve.
do perpjekje per tiu shmangur zgjedhjeve eshte perpjekje per te anatemuar pastaj tere sistemin demokratik ne Shqiperi - tha zoti Topi.
Jeta politike ne Shqiperi eshte veshtiresuar prej nje viti e gjysme kur demokratet dhe socialistet nuk po gjejne mirekuptimin per te hetuar zgjedhjet e vitit 2009.
Opozita ka shprehur dyshime se ne kutite e zgjedhjeve jane mbyllur manipulime qe nuk duhen perseritur me ne zgjedhjet e ardhshme por qeveria deklaroi se hetimi mund te fillonte me nje vendim gjykate.
Tani opozita socialiste deklaroi se per hetimin do te mjaftojne vetem kutite e materialeve zgjedhore dhe se nuk po kerkonte me kutite e fleteve te votimit.