Shqipëri: Policia konfiskoi 1.2 tonë marihuanë

Policia në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë, ka njoftuar se ka konfiskuar 1.2 toneletë marihuanë, e cila siç beson ajo, ka qenë e destinuar për Itali.
Policia gjithashtu njoftoi se ka arrestuar dy të dyshuar si kontrabandues të mallit të konfiskuar.
Droga është konfiskuar mbrëmjen e së Hënës në një furgon në afërsi të qytetit të Vlorës, raporton AP.
Këtë informacion e ka kumtuar sot zyrtari i lartë i policisë në Vlorë, Artan Çuku.
Sasi të mëdha të marihuanës prodhohen ilegalisht në Shqipëri, që është, poashtu, rrugë tranzite për heroinën nga Azia, ./Indeksonline/