E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi Qeveria miraton projektbuxhetin per vitin e ardhshem

Ne Shqiperi qeveria miratoi projektbuxhetin per vitin e ardhshem. Kryeministri Sali Berisha deklaroi se ai do te jete buxheti me i madh i miratuar ndonjehere duke shpjeguar se infrastruktura rrugore do te mbetet perparesia kryesore dhe do te zere pjesen me te madhe te zerit te investimeve. Kryeministri premtoi serish nje rritje ta pagave e pensioneve gjate vitit te ardhshem

Ne miratojme buxhetin e ri qe ne terma financiare eshte buxheti me i madh ne historine e vendit me nje rritje te ndjeshme krahasuar me buxhetin e vitit te kaluar me nje riorganizim teresor ne perparesite e kesaj qeverie tha sot kryemnstri Sali Berisha ne hapje te mbledhjes se qeverise. Sipas tij nje gje e tille eshte bere e mundur fale ecurise pozitive te ekonomise gjate ketij viti. Ai deklaroi se projekti i buxhetit eshte realist dhe do te ruaje stabilitetin makroekonomik te vendit si dhe do te mbeshtese rritjen ekonomike per vitin e ardhshem.

Ashtu sic kish dhe paralajmeruar kryeministri rikonfirmoi sot se perparesi mbeten investimet ne infrastrukture vecanerisht ate rrugore. Rreth 1 miliard dollare qe do te jene investime ne rruge ujesjelles kanalizime sisteme kullimi shkolla qendra shendetesore ne bujqesi ne forme subvencionesh. Nga keto 50 miliarde leke jane te percaktuara per sistemin rrugor te vendit. Rruget kane qene e mbeten perparesi madhore te kesaj qeverie. Pra 500 milion dollare do te investohen ne rruge dhe jane te shperndara ne akset kombetare dhe ato rurale shpjegoi kryeministri.

Keto investime do te shtrihen edhe per akset rurale ndersa projekti kryesor mbetet ai i rruges Tirane Elbansan e cila do te lidhet permes nje tuneli. Kryeministri Sali Berisha rikonfirmoi edhe nje tjeter rritje pagash dhe pensionesh edhe gjate vitit te ardhshem e cila sipas tij ne vlere reale eshte me e madhja e realizuar deri me tani. Kjo rritje do te jete ne vlere reale me e madhja ne tere historine. Do te rriten pensionet ne fshat me 10 perqind ne qytet me 5-7 perqind do te rriten pagat e administrates sipas kategorive nga 5 deri ne 10 perqind.

Kryeministri shpjegoi se buxheti i vitit te ardhshem do te mbeshtese reformat ne shendetesi dhe arsim si dhe do te sherbeje per ti dhene mbeshtetje zhvillimit te sektorit te bujqesise. Kryeministri premtoi gjithashtu se fondet per institucionet e Drejtesise nuk jane pakesuar sikunder edhe buxheti per pushtetin vendor. Projektbuxheti pritet ti kaloje tani parlamentit per tiu nenshtruar debateve te shumta ne komisionet e ndryshme perpara se te kaloje per votim ne salle.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›