Shqipëri-Rumani, por dhe derbi i Sienës: Bogdani-Kodrea

Më 6 shtator 2006, në stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa", nuk do të luhet vetëm ndeshja Shqipëri-Rumani, por edhe një derbi i vogël midis dy lojtëreve të një ekipi, të konsideruar kështu deri në momentin e këtij shkrimi të albania-sport.com.
Ballë për ballë në fushën e blertë do të jenë sulmuesi shqiptar i Sienës, Erjon Bogdani dhe mesfushori rumun i po këtij ekipi dhe i Kombëtares së Italisë, Paul Kodrea, që është edhe blerja e radhës e Sienës.
Kodrea, që ka luajtur 21 ndeshje për përfaqësuesen rumune (1 gol) te Siena erdhi nga Palermo, ndërkohë me Erjon Bogdanin do të ritakohen sërish në Itali më 7 shtator pas përfudnimit të ndehsjesh Shqipëri-Rumani.
Gledi Shabani