Siena, orë decizive për fatin e Erjon Bogdanit

Janë orët e fundit për destinacionin e Erjon Bogdanit, nëse do të qëndrojë bardhëzi te Siena apo do të zgjedhë një destinacion të ri.
Për sulmuesin shqiptar gjithcka varet nga lëvizjet e Kievos, nësë Amauri do të transferohet te Palermo ose jo. Dhe nëse ai largohet, atëherë do të jetë në fuqi oferta prej 3.5 milionë euro plus Kosatos. Përndryshe lojtari i Komëtares shqiptare do të mbetet bardhezi, nëse dhe Torino që ka humbur Vucinic do të bëjë reale ofertën e saj.
Nëse Bogdani do të largohej nga Siena, atëherë trajneri Bereta dotë donte ta zëvëndësonte me Dino Favën.
Emiljano Kociu