Shqipëri-San Marino, formacioni i mundshëm i kombëtares

Shqipëria përballet me San Marinon në “Air Albania”, në ndeshjen e fundit të pjesës së parë të Ligës së Kombeve.
Pas humbjes ndaj Finlandës, kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një paraqitje bindëse mbrëmjen e sotme ndaj San Marinos.
Trajneri Maran pritet të bëjë disa ndryshime në formacion, me Dajsinanin në portë dhe Kumbullën në mbrojtje. Kapiteni Gjimshiti dhe Mitaj pritet të plotësojnë treshen prapa, ndërsa Pilo dhe Hysaj do të jenë më të avancuar në krahët e mesfushës. Në qendër të këtij reparti do të jenë Asllani dhe Shehu.
Në sulm, Hoxha, Muçi dhe Manaj pritet të udhëheqin ofensivën.