E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-San Marino, publikohen formacionet zyrtare

TIRANË, 6 tetor/ATSH/ Kombëtarja shqiptare përballet sonte me San Marinon në stadiumin “Air Albania”, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, me synimin për të marrë fitoren e tretë dhe për të vijuar objektivin për rikthimin në Ligën B.

Kuqezinjtë vijnë pas humbjes 2-1 ndaj Finlandës, ndërsa fitorja ndaj San Marinos do t’i jepte Shqipërisë mundësinë për të ruajtur pretendimet për kreun e grupit.

Shqipëria ka fituar të pesë përballjet e mëparshme me San Marinon, përfshirë edhe ndeshjen e fundit, të fituar 3-0, duke ruajtur edhe portën e paprekur.

Pak minuta para nisjes së takimit janë bërë publike formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Shqipëria: Dajsinani, Hysaj, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Asllani, Shehu, Pilo, Hoxha, Muçi, Manaj.

Ndeshja nis në orën 20:45 në “Air Albania”.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›