E Martë, 3 Nëntor 2026

Shqipëri-Turqi 100 vite, 100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve

Me  rastin e 100-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë dhe 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve  Eshte zhvilluar  simpoziumi shkencor ndërkombëtar me temë “Marrëdhëniet shqiptaro-turke: E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja”.

Në ceremoninë e hapjes së simpoziumit të organizuar në Tiranë nga Fondacioni ALSAR, nën përkujdesjen e Ambasadës së Turqisë në Tiranë ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, të institucioneve zyrtare të Shqipërisë, diplomatë dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme.

Në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes, duke iu referuar edhe temës së simpoziumit, ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, u shpreh se në këtë mënyrë do të njohin më mirë të shkuarën e përbashkët mes dy vendeve, të sotmen dhe të ardhmen Për marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Turqisë foli dhe ish ambasadori I Shqipërisë ne Turqi

“Pas gati një shekull marrëdhënies të shkëlqyera miqësore dhe vëllazërore shqiptaro-turke ne shikojmë se si fara e miqësisë dhe vëllazërimit që hodhën liderët tanë të kohës ka ardhur gjithnjë e në rritje dhe marrëdhëniet e bashkëpunimit tonë dy palësh njeh vetëm zhvillime pozitive dhe lartësira të reja në çdo aspekt”, tha Kastriot Robo.

Në simpoziumin i cili do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme do të mbajnë kumtesat e tyre studiues dhe diplomatë të ndryshëm nga Shqipëria, Turqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›