E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama:“Nuk e pranojme qe 5% e njerezve zoterojne me shume se gjysmen e pasurive” Nga Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama prezantoi dje ne qytetin e Delvines kandidate per deputete te Qarkut te Vlores. Ne fjalen e tij ne kete takim, Rama eshte ndalur ne ceshtjen e taksave dhe transparencen e pronave ne zonat bregdetare. Lidhur me taksat, Rama tha se Partia Socialiste nuk e pranon qe 5 per qind e qytetareve te ketij vendi te kene me shume se gjysmen e pasurise. Per kete gje, ai premtoi se rregullator do te sherbeje heqja e taksave per 95 per qind te popullsise. “Ne nuk e pranojme dot nje realitet ku me pak se 5% e njerezve ne kete vend zoterojne sot me shume se gjysmen e pasurive te kesaj toke. E prandaj, ne jemi vendosur, vendosmerisht, ne krah te 95% te shqiptareve per te cilet ne do te ulim taksat”,- u shpreh Rama. Kreu i PS-se shtoi se nga heqja e taksave do te perfitoje direkt biznesi i vogel, duke kerkuar dhe voten e te gjithe perfaqesuesve te kesaj kategorie. “Une nuk e di se me ke parti jane ata qe zoterojne keto dyqane, keto dyqane jane biznesi i vogel i Delvines. Por, une di te them nje gje qe secili prej tyre ne 23 qershor ka nje zgjedhje shume te qarte. Nese voton Saliun do te vazhdoje te paguaje taksen per biznesin e vogel, do te vazhdoje te paguaje taksen e sheshte 10% mbi biznesin e vogel dhe TVSH-ne 20 % dhe do te vazhdoje te jetoje per aq kohe sa laku i borxheve dhe i pamundesise per ta mbajtur dyqanin hapur nuk do ta kete mbytur perfundimisht biznesin”,- u shpreh kreu i PS-se. Nje tjeter premtim i Rames ishte dhe ulja e takses per te gjithe punonjesit e administrates. “Te gjithe atyre une u them se ne 23 qershor kane nje mundesi te madhe qe me nje vote te kene ne dore gurin qe vret dy zogj, edhe te ulin taksen e tyre duke shpetuar nga taksa e sheshte dhe duke hyre ne sistemin e taksimit te ndershem edhe te heqin qafe njehere e mire zgjedhen e pushtetit qe i merr si rober dhe i nxjerr neper mitingje”,- tha kreu i PS-se. Lidhur me ceshtjen e pronave, Rama ka perseritur premtimin e bere dy dite me pare ne Orikum, ku u shpreh se do te behet transparence per te gjitha pronat ne bregdet. “Ne do te bejme transparencen me te plote publike per gjithcka ka ndodhur me pronat e bregut. Per gjithcka ka ndodhur me pronat e shqiptareve, me ato prona te te pareve te tyre dhe me to prona te perbashketa, tonat nga ta cilat nuk mund te lejojme qe te perfitojne nje grusht grabitqaresh, por duhet te krijojme kushtet qe te perfitoje i gjithe populli shqiptar”,- u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama. Kryesocialisti foli dhe per projektet e zhvillimit ne kete zone. Ai u shpreh se me uljen e taksave per fermeret do te kete mundesi te zhvillohet dhe bujqesia. “Do te ulim taksat duke filluar nga heqja e akcizes se naftes dhe nga heqja e takses se qarkullimit per naften bujqesore. Do te ulim taksat duke hequr ate taksen e fshehte vrastare 20%, qe quhet TVSH mbi plehrat kimike, mbi te gjitha inputet bujqesore. Do te ulim taksat duke hequr ate taksen 20% qe quhet TVSH, mbi te gjitha makinerite bujqesore dhe mbi te gjitha do t’ju veme ne krah shtetin qe do iu sjelle ujin ne cdo parcele”,- u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›