Shqipëri-Zvicër, marrëveshje për procesin e decentralizimit
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe ambasadorja zviceriane, Yvana Enzeler nënshkruan sot një marrëveshje, e cila synon të forcojë dhe të përmirësojë funksionimin e qeverisë vendore në Shqipëri, me një shumë prej 4.5 milionë euro, në një periudh 3 vjeçare.
Nga ana e saj, ambasadorja zviceriane theksoi bashkëpunimin e dobishëm dhe partneritetin e suksesshëm gjatë fazës paraardhëse të programit.
Sipas marrëveshjes së re, asistenca zviceriane do të shkojë drejt rritjes së kapaciteteve të bashkive dhe komunave në Shkodër e Lezhë, gjë e cila pritet të lehtësojë procesin e decentralizimit.
Në këtë program, ndarja e përvojave e praktikave më të mira është në nivel kombëtar në mënyrë që të përfitojnë edhe zonat e tjera të Shqipërisë.