E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, zjarr në teatrin “Skampa”

Teatri “Skampa”, në Elbasan është përfshirë nga flakët e zjarrit, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Në katin e dytë të këtij teatri ndodhen studiot e “Ora News”.
Fillimisht zjarri ka përshirë katin e katërt të teatrit dhe më pas flakët kanë depërtuar me shpejtësi të madhe në ambientet e brendshme të tij. 3 zjarrëfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve.
Në një komunikim telefonik me “Ora News”, drejtori i Zjarrëfikseve në Elbasan, Aleksandër Hodaj, ka deklaruar se zjarrëfikset po bëjnë të pamundurën për shuarjen e flakëve. “Situata është e vështirë, edhe nga fakti që objekti është i përbërë nga elementë dërrase. Forcat e zjarrëfikseve po përpiqen për shuarjen e tij dhe situatën e kemi vënë nën kontroll”, u shpreh drejtori i zjarrëfikseve në Elbasan.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›