E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, motorri del nga rruga, vdes 31-vjeçari

Një 31-vjeçar ka gjetur vdekjen ditën e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Gostimë-Mollas, në rrethin e Elbasanit.
Edmond Sade ka qenë duke drejtuar motorrin, kur ka dalë nga rruga, gjë që i ka shkaktuar atij vdekjen.
Mësohet se 31-vjeçari Sade, është banues në Klos. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›