Shqiperi nuk duhet te ngrish ne Bjellorusi

www.albania-sport.com - Shqiperia do te luaje ne Bjellorusi ndeshjen e saj te katert te eliminatoreve te Kampionatit Europian kunder nje rivali te drejtperdrejte jo vetem te barabarte ne statistika - pas tri ndeshjeve te para secila skuader ka nga 5 pike - por dhe kundershtarit me te cilin besohet se do te luftoje per vendin e katert ne grupin D ku bejne pjese edhe te fortat Franca Bosnja Rumania dhe Luksemburgut modest.
Ne viziten e fundit ne Minsk para kater vitesh 2 shtator 2006 atehere Shqiperia e drejtuar nga Oto Baric barazoi 2-2 me dy gola te realizuar nga kapiteni Ervin Skela me penallti dhe ish-lojtari i Kombetares Besnik Hasi nga nje goditje denimi.
Tashme pas humbjes shokuese te Shqiperise me Bjellorusine me 4-2 ne Tirane 17 nentor 2007 gjerat kane ndryshuar jo vetem se Shqiperine tani e drejton ndihmesi boshnjak i trajnerit kroat Josip Kuzhe Xhemal Mustedanagic por se kuqezinjte do te laujne ne Minsk Dinamo Stadio 1930 pas nje serie prej tete ndeshjesh pa humbur e per me teper me dy barazime ndaj dy prej ekipeve me te forta ne grup 1-1 me Rumanine dhe 1-1 me Bosnjen.
Bjellorusia qe nga ana e saj drejtohet prej me shume se tre vjetesh nga gjermani Bernd Shtange pas fitores surprize me Francen ne Paris 1-0 barazoi pa gola ne shtepi me Rumanine dhe po me kete rezultat ne transferte me Luksemburgun modest cka e ka komplikuar jo pak amtosferen ne kampin bjellorus qe e sheh Shqiperine si nje mundesi te shkelqyer per te rimare veten.
Me tri mungesa thelbesore ne formacionin titullar mbrojtesit Lorik Cana dhe Debatik Curri te demtuar si dhe sulmuesin kryesor Erjon Bogdanin te pezulluar trajneri Xhemal Mustedanagic pas provimimit kunder vendlindjes se tij Bosnjes do te synoje te kthehet ne atdheun e tij sportiv te pakten me nje pike cka do te thoshte jo vetem 6 pike pas kater ndeshjes por dhe me nje premio prej 300 mije eurosh te premtuara nga Federata Shqiptare e Futbollit per tu shperndare lojtareve dhe stafit.
Kunder Bjellorusise do te jete ndeshja e dyte pa Josip Kuzhene ne bankine por dhe kesaj radhe besohet se kroati do ta udhezoje ndihmesin e tij boshnjak permes celularit ashtu sic edhe beri ne takimin kunder Bonjes madje nga dhoma e tij ne Spitalin Amerikan ne te cilen Kuzheja kaloi 9 dite pas hemorragjise cerebrale.
Renditjet ne FIFA kryeson Bjellorusia
Ne renditjen e fundit te FIFA-s ate per muajin gusht 2010 Shqiperia ndodhet ne vendin e 67-te kurse Bjellorusia pozicionet ne vendin e 55-te njeheresh edhe renditja me e mire historike e bjelloruseve.
Bastet pro fitores bjelloruse
Edhe kompanite e basteve e shohin si favorite Bjellorusine kjo dhe nga fakti qe luan ne shtepi fitorja e vendasve kuotohet mesatarisht 1.80 barazimi i mundshem vleresohet me 3.20 ndersa fitorja e Shqiperise eshte kuotuar dukshem lart 4.70 kjo nisur edhe nga rezultatet e fundit direkte midis dy kombetareve.
Precedentet me Bjellorusine
Bjellorusia eshte nje nga pese kundershtaret e Shqiperise ne Grupin D ne eliminatoret e Kampionatit Europian 2012 finalet e te cilit do te luhen ne Poloni dhe Ukraine. Me Bjellorusine kemi zhvilluar dy ndeshje per eliminatoret e Kampionatit Europian 2008 nen drejtimin e Oto Baricit. Barazuam ne Minsk me rezultatin 2-2 golat nga Ervin Skela dhe Besnik Hasi ndersa humbem ne Tirane me rezultatin 4-2 nen drejtimin e Slavko Kovacicicit golat nga Erjon Bogdani dhe Edmond Kapllani. Bjellorusia nuk mund te konsiderohet nje kundershtar i lehte.
KAMPIONATIT EUROPIAN
ELIMINATORET GRUPI D
Ndeshjet 12 tetor
Bjellorusi-Shqiperi
Luksemburg-France
Renditja ne grupin D
1. Franca 3 6
2. Shqiperia 3 5
3. Bjellorusia 3 5
4. Bosnja-Herc. 3 4
5. Rumania 3 2
6. Luksemburgu 3 1
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene 11 Tetor 2010