Luksemburgu i kujton Blankut ferrin shqiptar

Edhe pse do te luaje kunder Luksemburgut trajneri i Frances Lorent Blank i kujtohet jeta e tij si lojtar kur ka vuajtur jo pak kunder Shqiperise ne nje fitore te vuajtur 1-0 ne Tirane 20 vjet me pare pikerisht kur skuadra e gjelave drejtohej nga presidenti akual i UEFA-s Mishel Platini. Gjithsesi pas fitores 2-0 ne minutat e fundit ndaj Rumanise Franca kapi kryesimin e grupit D dhe trajneri i gjelave Lorent Blank nuk ka asnje dyshim se ndaj Luksemburgut modest skuadra e tij do te dije te shprehet lirshem per te kompensuar dhe varferine e golave ne tri ndeshjet e para. Trajneri i Frances tha gjate konferences per shtyp se lojtaret tij duhet te shenojne shume shpejt ndaj Luksemburgut nese ata nuk deshirojne te komplikojne detyren.
Lorent Blank cila eshte gjendja fizike e bluve 48 ore pas fitores se tyre 2-0 kunder Rumanise
Sigurisht pak te lodhur. Kjo eshte logjike por te gjithe jane afte per te luajtur. Fitorja na sherbeu gjithashtu per tu rikupreruar.
A do te kete zhvillime ekipi kunder Luksemburgut
Pa dyshim por mbrojtja do te qendroje e pandryshuar pasi ajo ka nevoje per te luajtur se bashku dhe te njihet me mire. Sa me shume ndeshje te kalojne aq me mire mbrojtesit e mi do te performojne dhe aq me shume kenaqesi.
Karim Benzema qe nuk e ka zakonin te luaje dy here rresht ka neovje per te luajtur.
Kjo eshte e vertete pasi koha e tij eshte shume e reduktuar te Reali i Madridit por une duhet te kujdesem per te gjithe ekipin. Keshtu nese Karimi ka nevoje te luaje kjo nuk do te thote se une ta bej ndryshe me ekipin.
A prisni nje ndeshje te veshtire
Te gjithe nderkombetaret kane luajtur tashme kunder nje ekipi te tille. Nuk eshte kurre e thjeshte. Me kujtohet se blute u vune shume ne veshtiresi ne Shqiperi 1-0 17 nentor 1990 apo ne Andorre 1-0 me Bolin dhe Lebefin te cilet i shenuan golat ne minutat e fundit.
Do te luani me dy sulmues
Po kater po te ishte e mundur gjithashtu... Jo ne keto lloj ndeshjesh nuk eshte e rendesishme te hedhesh sa me shume sulmues eshte te krijosh me shume. Te premten Luksemburgu harxhoi shume energji per te bllokuar Bjellorusine 0-0. Duhet te jemi shume te kujdesshem.
KAMPIONATIT EUROPIAN
ELIMINATORET GRUPI D
Ndeshjet sot 12 tetor
Bjellorusi-Shqiperi
Luksemburg-France
Renditja ne grupin D
1. Franca 3 6
2. Shqiperia 3 5
3. Bjellorusia 3 5
4. Bosnja-Herc. 3 4
5. Rumania 3 2
6. Luksemburgu 3 1
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene 11 Tetor 2010