Shtange Kunder Shqiperise si kunder Luksemburgut

www.gazetaret.com - Edhe pse Bjellorusia barazoi pa gola me Luksemburgun duke shkaktuar edhe zemerimin e drejtuesve jo vetem te futbollit bjellorus por dhe fansave te ish-republikes Sovjetike trajneri Bernd Stange ne konferencen e tij per shtyp per mediat vendase deklaroi se ndaj Shqiperise do te luajme ne te njejten menyre si kunder Luksemburgut duke nenkuptuar nje vije te fuqishme sulmuese.
Bjellorusia dhe Shqiperia do te perballen ne Dinamo te Minskut 1930 me oren tone ne ndeshjen e katert ne eliminatoret e Kampionatit Europian 2012 e qe per Bjellorusine perkon me takimin e dyte ne shtepi pas atij kunder Rumanise.
Trajneri gjerman i Bjellorusise Bernd Shtange megjitheqe u perpoq te tregohej diplomatik me mediat bjelloruse pranoi se ndaj Shqiperise do te jete nje skuader ndryshe.
Askush nga ne dhe as nga lojtaret nuk e deshironin ate rezultat 0-0 me Luksemburgun por fatkeqesisht ndodhi. Deshiroj tiu them ju gazetareve bejlloruse se ne i analizuam ndeshjen kunder Luksemburgut dhe gabimet e bera ne ate takim. Ne jemi gati t luajme kunder Shqiperise. Ne duhet te fitojme. Dhe me tete pike do te luftonim per vendin e dyte ne grup. Ky eshte dhe objektivi yne. Te fitosh eshte e veshtire te pretendosh eshte akoma dhe me e veshtire. Por ne jemi optimiste dhe ne shpresojme se do tia dalim.
Trajneri gjerman i cili drejton Bjellorusine nga mesi i vitit 2007 madje eshte tekniku qe fitoi 4-2 ne Qemal Stafa kunder Shqiperise u shpreh optimist para mediave kjo dhe per te mbajtur lart moralin e skuadres qe ai drejton e qe duhet thene se pas barazimit te thate me Luksemburgun nuk ka krijuar nje klime te mire psikologjike.
Une besoj qe ne kemi bere nje analize korrekt te ndeshjes kunder Luksemburgut. Gjeja me kryesore ne patem shume mundesi per te shenuar te premten 8 tetor goditem 24 here ne drejtim te portes por rrethanat nuk na lejuan. Se dyti ne nuk deshtuam ne lojen ne krahe pavaresisht se disa me duhet ta pranoj se luajten jo mire. Behet fjale per gabime qe mund te korrigjohen. Ne beme 745 pasime. Nga keto te sakta ishin 82 per qind. Ekipi i Luksemburgut ne total beri 215 pasime. Kontrolli i topit ishte totalisht yni gjate gjithe kohes.
Por si mund ta rregullojme kete problem E rendesishme eshte korrigjojme gabime pasi kunder Shqiperise do te luajme me te njejten menyre loje si ajo qe beme kunder Luksemburgut. Kjo na jem mundesi per nje mbrojtje kompakte. Kjo kerkon njeheresh edhe lojtare te fresket. Eshte e vertete qe koha midis dy ndeshjeve eshte e shkurter por kjo nuk ka rendesi me - perfundoi trajneri i Bjellorusise Bernd Stange i cili ne te kaluaren e tij eshte perfolur si nje agjent sekret i ish-sigurimit famekeq te Gjermanise Lindore STAS-it.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte 12 Tetor 2010