Publikimi i dokumenteve sekrete nga Wikileaks dhe implikimet kriminale

Nje analist i ushtrise amerikane qe akuzohet per nxjerrjen e komunikimeve sekrete diplomatike eshte mbajtur nen arrest qe nga muaji maj. Madje edhe themeluesi i faqes Wikileaks perballet me veshtiresite e veta ligjore.
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton gjate nje turneu 4 ditor neper bote tha se i ka siguruar ministrat e jashtem te vendeve te tjera se publikimi i dokumentave ne Wikileaks nuk do te demtoje diplomacine amerikane.
Pormasa qe autoritetet amerikane duan temarrin eshte heqja e lirisese Bredli Meningushtarit amerikan qe akuzohet per nxjerrjen e informacionit sekret. Nuk eshte ende e qarte se cdo te bejne ata me Xhulian Asanxh i cili i publikoi keto informacione.
Asanxh objekt i nje urdher arresti nderkombetar nuk dihet se ku ndodhet. Ai eshte ne listen e me te kerkuarve te Interpolit. Suedia e kerkon ate nen akuzat per perdhunim por kerkohet edhe nga Shtetet e Bashkuara ...
fare akuzash mund te ngrene Shtetet e Bashkuara kunder tij Njera eshte spiunazhi. Tjetra eshte nxjerrja e informacioneve sekrete por ligji eshte 100 vjecar dhe nuk eshte provuar kurre ne median moderne dhe elektronike. Dhe nese ngrihet kjo akuze analistet ligjore thone se e drejta e publikut per te ditur cdo gje do te jete baze e mbrojtjes se te akuzuarit.
Provat jane te shumta 250 mije dokumenta por duke ngritur akuza per spiunazh qeveria duhet te provoje se informacioni sekret i publikuar ka demtuar mbrojtjen kombetare dhe kjo mund te kerkoje publikimin e sekreteve te tjera.
Dokumentat me te demshme ato qe demtojne qeverine amerikane kur behen publike jane te njejtat dokumenta qe do te perdoreshin ne gjyq per te provuar se kane shkaktuar dem. Dhe kjo i veshtireson gjerat edhe me shume.
Por Xhulian Asanxh nuk eshte ne Shtetet e Bashkuara por ne Australi madje mendohet te jete fshehur ne Angli. Ish ndihmes prokurori i pergjithshem Rowan thote se zyrtaret duhet te injorojne presionin publik e ate te huaj per te ngritur akuza kunder tij.
Duhet pritur ndoshta 2 3 4 ose 5 vjet qe ai te udhetoje nga nje vend ne tjetrin ku ai mendon se eshte i sigurte. Ndoshta ai vendos te udhetoje ne gjithe boten per arsye personale dhe ai kalon ne aeroportin e nje vendi me te cilin ne kemi lidhje te mira dhe pikerisht aty ai ndalohet dhe sillet ne Shtetet e Bashkuara. Kjo eshte zakonisht forma se si qeveria amerikane i ndjek penalisht raste te tilla- thote ai.
Nderkohe analisti i zbulimit te ushtrise amerikane Bredli Mening mbahet nga autoritetet ushtarake ne periferi te Uashingtonit. Ai akuzohet per nxjerrje te dokumentave sekrete dhe mund te gjykohet nga nje gjykate ushtarake dhe nese gjendet fajtor mund te denohet me dhjetra vjet burg.
Xhonathan Trejci ish keshilltar gjykate ne ushtrine amerikane dhe do te jete vezhgues ne gjyqin e analistit ushtarak Mening.
Behet fjale per nje rast teper serioz. Dhe nese eshte e vertete qe ai eshte i nderlikuar ne kete veprimtari autoritetet do te shqyrtojne mundesine e nje shkeljeje te rende dhe ta gjykojne ne baze te ligjit ushtarak-thote ai.
Mening mbeshtetet nga te pakten 2 faqe interneti. Dhe pervec avokatit mbrojtes ushtarak ai ka marre nje ish avokat te ushtrise per te sherbyer si avokat civil. Ai ka kaluar 6 muaj ne burg.
Sistemi ushtarak i drejtesise eshte nje sistem shume i hollesishem prandaj edhe mund te jete nje proces shume i ngadalshem-thote Trejci.
Prandaj per nje fare kohe e vetmja gje ne gjyq qe ka lidhje me Wikileaks eshte diplomacia amerikane ne bote.