E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te Tirana ka konflikt për logon mbi bluza

Problemet e bardhebluve
duket se nuk kanë të sosur.
Pas vendimit të drejtimit
të Tiranës vetëm nga Refi k
Halili dhe Shefi kat Ngjela,
dje është mësuar se Tirana
nuk do të mbajë më mbi
bluzë logon e "Volkswagenit".
Kjo ka bërë të reagojë
donatori Agron Papuli,
ndërkohë që klubi thekson
se do të zhvillohet një ankand,
i cili do të përcaktojë
logon që do të vihen në bluzat
bardheblu për sezonin
e ardhshëm. Ndërkohë që
Tirana synon të përforcojë
mesfushën me elementë
të rinj dhe për këtë arsye
ka afruar në provë një talent,
prodhim të Akademisë
Partizani. Bëhet fjalë për
mesfushorin Taulant Aga,
22-vjeçar, i cili ka luajtur
për disa kohë në radhët e
skuadrës së Olimpikut të
Tiranës, ndërsa në edicionet
e fundit është impenjuar
edhe me Monzën në Serinë
C1 italiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›