Komiteti Mysliman organizon programin festiv

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizon sot për të gjashtin vit radhazi, programin festiv "Profeti Muhamed a.s- Krenaria e Njerëzimit dhe Kur`ani Mesazhi Hyjnor".
Programi do të organizohet me pjesëmarrjen e artistëve profesionistë, si dhe të do të jenë pjesëmarrës autoritete të lartë shtetëror, si kryeministri i vendit Sali Berisha, përfaqësues të komuniteteve fetare, personalitete të shquara të vendit, si dhe trupi diplomatik i akredituar në Tiranë.