Pikturat e Pikasos tani edhe në galerinë e Tiranës
Artistët e pikturës këta 20 vjet janë krenuar përballë njëri tjetrit dhe të njohurve me faktin që kanë parë një vepër të Pikasos, Van Gogut, Kandinskit opo Monesë e Gojës në origjinal në Muzeumin e Luvrit, Nju Jorkut, Firences apo Londrës. Ndërsa në dhjetëditëshin e dytë të muajit prill në Galerinë Kombëtare të Arteve jo vetëm artistët por kushdo mund të shikojë magjinë e disa titanëve të Pikturës Botërore klasike dhe moderne.
Dy ekspozitat e quajtura "Shkëlqime Klasike" me vepra dhe atmosfera e Shekullit të 20-të sipas drejtorit të Galerisë Rubens Shima do të mbërrijnë në vendin e shqipeve prej një koleksionisti italian në stinën artistike "Dy popuj një det një miqësi". Që nga çasti ekspozimit artistët dhe shikuesit mund të krenohen plotësisht se kanë parë piktura që vlerësohen në miliona euro të Pablo Pikasos, Mark Shagalli, Pol Klee apo Andi ëarhool në versionin origjinal në Galerinë e Tiranës.