Shqipëria, 1 vit në NATO, nis koncerti i madh festiv

Nis koncerti i madh festiv me rastin e 1-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Koncerti po zhvillohet në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", para Pallatit të Kongreseve dhe në të marrin pjesë: Orkestra Frymore e Bashkuar me 100 instrumentistë, Orkestra Frymore FA, TOB, RTVSH dhe Akademia e Arteve.
Në këtë aktivitet marrin pjesë personalitete të larta të shtetit shqiptar si Presidenti i Republikës Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli si dhe ministra dhe personalitete nga fusha e artit.