E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria 1990 | 12.07.2010

Kafenë e mëngjesit Elda Sorra e pi në Luzia. Një bar në Oranienastrasse në zemër të Kreuzbergut. 32-vjeçarja me sytë jeshilë dhe flokët e drejta ka lindur në Tiranë, por atdheu i saj i parë është Gjermania.

Isha duke luajtur ...

Bildunterschrift:

Elda Sorra është një nga 3000 shqiptarët që ditët e para të korrikut i kaluan në oborrin e ambasadës gjermane. Paksa ndryshe e kishte përfytyruar asokohe 11 -vjeçarja kaq të ëndërruarën botë të jashtme:

Shoku më filloi që në Itali........

Katër muajt e parë familja i kalon e ndarë: E ëma dhe e motra kishin përfunduar në një land tjetër të Gjermanisë, ndërsa Elda me të vëllanë dhe të jatin gjetkë.

Mobiljet në kafenenë Luzia janë të viteve 50-të: Abazhure prej stofi, mure të veshuar me tapete me lule, kolltukë me këmbë konike. Stili retro: LatteMachiatto në dhomën e pritjes së gjyshes, ka kohë që dominon në baret e Berlinit. Që prej katër vjetësh ajo ka ardhur të jetojë në kryeqytet, pas përfundimit të shkollës së aktrimit në Këln, ku u registrua pa i thënë askujt pas gjimnazit, që e kishte përfunduar në një qytet të vogël provincial .

Kam qenë shumë e trishtuar...

Shkolla e aktrimit e ndihmoi atë edhe në një drejtim tjetër. Lidhjen me atdheun e humbur. Roli i saj më i sukseshëm është ai nënës në tragjedinë e Federico Garcia Lorcës Shtëpia e Bernarda Albës. Në shkollën e aktrimit i thoshin se kishte diçka të veçantë, luan ndryshe nga ne.

Bildunterschrift: Elda Sorra në skenë

Aty më shkoi ndër mend...

Me dy klasa të aktrimit shkon në Shqipëri për një bashkëpunim me Akademinë e Arteve, për të rigjetur sërish ato tipare, që bien në sy, por edhe që pranohen me simpati në një rreth gjermanësh: Emocionalizmin, impulsivitetin, shprehjen e dashurisë për veten, por edhe mungesën e durimit për ta lënë aktorin të zhvillojë vetë rolin e tij. Një sprovë e vërtetë për shqiptaren tashmë të gjermanizuar:

Ishte një eskperiencë shumë e mirë...

E megjithatë, një rol në skenën shqiptare është një ëndërr e fshehtë e saj, ndoshta me një projekt teatri alternativ: më shumë s'tregoj, thotë Elda Sorra, shkel syrin dhe kthen me fund, kafenë e mëngjesit në Luzia.

Autor: Anila Shuka
Redaktor: Pandeli Pani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›