KFOR-i i gatshëmtë rrisë praninë në veri
PRISHTINE- Përfaqësues të NATO-s dhe ata të KFOR-it kanë shprehur gatishmërinë që të shtojnë praninë e tyre në veri të Kosovës, për të mbajtur nën kontroll situatën e sigurisë në atë pjesë të vendit.
Ata i kanë dënuar incidentet e javës së kaluar në veri, duke theksuar se ato nuk mund të destabilizojnë situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.
Komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali Mark Ficxherald, i ka cilësuar të izoluara incidentet e fundit në veri dhe ka theksuar se, pavarësisht fazës së reduktimit, në të cilën gjendet misioni i NATO-s në Kosovë, ai do të jetë i gatshëm të reagojë në mënyrë të duhur ndaj incidenteve të tilla.
“Edhe pse KFOR-i po zvogëlohet, ai ka aftësinë për t’u marrë me incidentet e vogla të sigurisë”, ka thënë Fitcxherald.
Ndërkohë, gjenerali Markus Bentler është shprehur se veriu i Kosovës mbetet shqetësimi kryesor i KFOR-it.
“Kjo zonë mbetet shqetësimi dhe tendosja jonë kryesore në të ardhmen. Ne po punojmë ngushtë me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës. Besoj se situata në veri kërkon një zgjidhje paqësore dhe politike, e jo një të dhunshme” është shprehur Bentler.
(e.n/rel/BalkanWeb)