E Diel, 1 Nëntor 2026

Besimtaret myslimane kremtojne festen e Kurban Bajramit kreret e shtetit percjellin urime

16-11-2010 / Gazeta 55

Mijera besimtare myslimane festojne sot diten e sakrifikimit osem te quajtur ndryshe festen e Kurban Bajrami. Festimet qe i takojne kesaj dite shenojne flijimin dhe sakrificen e njeriut ne emer te besimit te zotit dhe ne emer te dashurise per njeriun. Ajo perben festen e madhe te meshires te faljes mirekuptimit miresise vellazerimit dhe paqes. Kremtimi i kesaj dite sic eshte bere tradite filloi ne oret e para te mengjesit kur mijera besimtare myslimane falen namazin. Sipas fese myslimane riti i faljes se Bajramit te madh konsiston ne dy momente e para eshte lutja nepermjet te ciles shprehet adhurimi per Zotin dhe me pas vjen predikimi.


Kreret e shtetit urojne besimtaret


Perfaqesues te larte te shtetit dhe qeverise kane uruar sot festen e Kurban Bajramit. Ministri i Brendshem Lulzim Basha uroi ne mesdite myslimanet shqiptare me rastin e festes se Kurban Bajramit. Pas vizites ne Komunitetin Mysliman te Shqiperise Basha tha se kjo eshte nje feste qe nderon sakrificen qe lind nga dashuria e vertete e prinderit per femijen e femijes per prinderin nga dashuria per njeri-tjetrin dhe jo vetem per vetveten. Per ne si politikane dhe si njerez qe marrim persiper ti sherbejme shoqerise mesazhi i kesaj dite eshte ai i sherbimit ndaj qytetareve interesave te tyre te vendit dhe kombit- tha Basha. Komuniteti Mysliman u vizitua edhe nga ministri i Energjetikes njeherazi kreu i LSI-se Ilir Meta. Gjate fjales se tij bashke me urimin per festen Meta theksoi se kjo dite i gjen shqiptaret ne nje Shqiperi demokratik e europiane. Jemi ne nje moment ku shkalla e lirise dhe dinjitetit eshte me e larte. Ne kete Shqiperi demokratike evropiane padyshim qe edhe besimi te Zoti ka patur rolin e tij ndaj ne festa te tilla te gjithe shqiptaret te bashkohen- theksoi Meta. Pas vizites ne Komunitetin Mysliman Shqiptar ne Tirane Presidenti i Republikes Bamir Topi u shpreh se dita e Kurban Bajramit perkon me pervjetorin e nje evenimenti te rendesishem. Sot mbushen 20 vjet nga rikthimi i besimit islam pas shkaterrimi qe u be nga regjimi diktatorial- tha Topi. Duke uruar besimtaret myslimane per Kurban Bajramin Kreu i Shtetit theksoi se sot mesazhi me i mire per te gjithe eshte ai qe vjen nga feja per harmoni tolerance e dialog. Ne kete dite te shenuar feja qe promovon harmonine dialogun tolerancen ja transmeton njerzeve qe te jene me pak egosite e me shume altruiste- vijoi me tej Presidenti.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›