Shqipëria U-15 ëndërron Olimpiadën
Përfaqësuesja U-15 e Shqipërisë është vetëm një hap larg kualifikimit në Olimpiadën Rinore, "Singapor 2010". Skuadra e drejtuar nga trajneri Sulejman Demollari, fitoi sfidën e parë në miniturneun eliminator që po zhvillohet në Zvicër. Kuqezinjtë e vegjël fituan 2-0 me Lihtenshtejnin dhe tashmë do të ndeshen në finale me bashkëmoshatarët e tyre nga Mali i Zi, të cilët mposhtën 4-0 San Marinon. Shqiptarët kanë qenë superiorë në të gjitha aspektet (fizike, taktike e teknike) dhe kanë dominuar plotësisht ndeshjen e luajtur në Nion. Golat janë shënuar në fillim të pjesës së dytë të takimit (minutat 49 dhe 53), duke ekzekutuar edhe shtatë goditje këndi kundrejt një të kundërshtarëve, e tashmë ëndërrojnë që të kualifikohen në Lojërat Olimpike Rinore.
e. k.
e. k.