E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria U-17 humbet edhe me Luksemburgun

Megjithëse kryesoi 2-0 deri në minutën e 72-të, vetëm 8 minuta përpara se të përfundonte takimi, i luajtur në Hungari, Shqipëria U-17 humbi 3-2 me Luksemburgun, duke pësuar humbjen e tretë për eliminatoret e Kampionatit Europian U-17 2010 në po aq ndeshje.
Sulmuesi i Interit U-17, Fabio Hoxha, shënoi për Shqipërinë në minutën e 25-të, duke shënuar edhe golin e parë të kuqezinjve në këto eliminatore. 10 minuta më pas Hoxha ekzekutoi një goditje këndi, dhe aty Benkert Abdija, që luan në Itali me Sienën U-17, shënoi golin e dytë për formacionin tonë të drejtuar nga Ardian Mema. Gjatë gjithë takimit pati në pafundësi rastesh për Shqipërinë, por të pa konkretizuara për gol
Kur duheshin edhe tetë minuta nga përfundimi i kohës së rregullt (ndeshjet e moshës U-17 luhen nga 40 minuta çdo pjesë) nisi dhe kthesa e Luksemburgut. Muslji (72'), Bastos (75') e Moro (80'+1) përmbysën gjithçka, duke firmosur fitoren e Luksemburgut.
Në dy takimet e para Kombëtarja jonë kishte humbur 5-0 me Hungarinë dhe 3-0 me Sllovakinë. Hungaria fitoi 1-0 me Sllovakinë, duke zënë vendin e parë në grupin 11. Gjithsesi, si Hungaria, ashtu dhe Sllovakia u kualifikuan për në Elite Rounde, turi pasardhës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›