Bojaxhi: Jo më mungesë të energjisë

Shqiptarët nuk do të vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Kështu është shprehur kreu i KESH, Gjergji Bojaxhi, gjatë përurimit të qendrës së edukimit për energjinë brenda mjediseve të Hidrocentralit të Vau të Dejës. Kjo qënder është e para e këtij lloji në Shqipëri, por që KESH po punon t'i krijojë dhe një seri qendrash të tilla. Krijimi i kësaj qendre, ndërmerret në kuadër të projektit të KESH-it "Energjia është e të gjithëve", në të cilën do të ofrohet edukimi mjedisor për energjinë.
Sipas KESH, edukimi mjedisor për energjinë bazohet në dy moto. Mënyra më e pastër dhe më e lirë e prodhimit të energjisë elektrike është kursimi i saj dhe se nuk ekziston më energji e lirë dhe e lehtë.