Shqipëria Zgjedh 2025, Këshilli Drejtues i RTSH miraton shpërndarjen e minutazhit falas për subjektet zgjedhore

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar, me vendimin Nr. 14, miratoi ditën e enjte shpërndarjen e minutazhit falas në dispozicion të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore për parlamentaret e 11 majit.
Në zbatim të procesverbalit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për caktimin e orarit të transmetimit, me 9 vota pro, Këshilli Drejtues përcaktoi segmentet orare 18:00–22:00 në datat si më poshtë:
- “Partia Socialiste e Shqipërisë” në datat 12, 16, 17, 18, 20, 24, 25 dhe 26 prill 2025, si dhe 1, 2, 3 dhe 8 maj 2025.
- “Koalicioni PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD–AKK–AKPSH–BLD–FRD–LDK–PAA–PDIU–PESH–PKKA–PLDN–POSH–PRVSH–PBD–PBDNJ–PBK–PBKD–PBPPSH–PDK–PEISH–PKD–PL–PLL–PPAK–PR)” në datat 11, 12, 15, 19, 24, 25, 26, 27 dhe 28 prill 2025, si dhe më 1, 3 dhe 4 maj 2025.
- “Partia Socialdemokrate” në datat 11, 19, 20 dhe 29 prill 2025, si dhe më 3 dhe 5 maj 2025.
- “Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet–Adriatik Lapaj (Lëvizja Shqipëria Bëhet, Nisma Thurje dhe Partia Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë)” në datat 4 dhe 5 maj 2025.
- “Koalicioni Djathtas për Zhvillim (Partia Djathtas 1912 dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar)” në datat 28 prill 2025 dhe 7 maj 2025.
- “Partia Lëvizja Bashkë” në datat 15 prill 2025 dhe 3 maj 2025.
- “Partia Koalicioni Euroatlantik” në datat 20 dhe 22 prill 2025.
- “Partia Mundësia” në datat 30 prill 2025 dhe 6 maj 2025.
- “Partia Aleanca Demokracia e Re” në datat 14 prill 2025 dhe 6 maj 2025.
- “Lëvizja Atdheu” në datat 17 dhe 18 prill 2025.
- “Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare” në datat 23 prill 2025 dhe 5 maj 2025.
Në vazhdën e detyrimit dhe traditës së Radio Televizionit Shqiptar, RTSH do u japë mundësinë të gjitha partive pjesëmarrëse, të cilat sipas shortit mund të shpalosin platformat e tyre.
/rtsh.al/