E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia aderon ne Hage per marrjen e provave jashte vendit

TIRANE- Aderimi i Shqipërisë në Konventën e Hagës "për marrjen e provave jashtë shtetit në çështjet civile ose tregtare" ka të bëjë me përcaktimin e metodave të bashkëpunimit ndërgjyqësor për marrjen e provave jashtë shtetit në çështje civile dhe tregtare.Projektligji, i propozuar nga Ministria e Drejtësisë në kuadër të aderimit të Shqipërisë në këtë konventë, u miratua sot nga Komisioni i Ligjeve gjatë mbledhjes së tij të radhës.Ky dokument, që gjen zbatim vetëm për shtetet palë të saj, parashikon marrjen e provave nëpërmjet transmetimit dhe ekzekutimit të letërkërkesave, si dhe nëpërmjet përfaqësuesve diplomatikë ose agjentëve konsullorë dhe personave të caktuar si komisionerë.Rëndësia e aderimit të shteteve në këtë konventë, që aktualisht numuron 49 vende, ka të bëjë me parashikimet e saj për mjetet efektive në tejkalimin e mospërputhjeve ndërmjet sistemeve ligjore europiane.Konventa e Hagës përbën një arritje të rëndësishme të punës së Konferencës së Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare Private.(ATSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›